Treshja e NATO-s në Prishtinë, garantojnë sigurinë në Ballkanin Perëndimor

E publikuar: 09/12/2021 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesuesi ushtarak i NATO-s, admirali Rob Bauer, gjenerali Tod D. Wolters dhe komandanti Suprem i Aleatëve për Europë (SACEUR), të mërkurën kanë takuar në ”Fim City” në Prishtinë, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari.Gjatë këtij takimi, treshja kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e KFOR-it në përpjekjet kundër Covid-19.

Sipas tyre NATO mbetet e përkushtuar për të siguruar stabilitet në Ballkan duke ruajtur një prani fleksibël dhe parandaluese për aq kohë sa të jetë e nevojshme.