Trepça ekzekuton pagat dhe shlyen borgjin ndaj KESCO-s

E publikuar: 28/12/2024 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërmarrja “Trepça” njoftoi se dje përfundoi me sukses ekzekutimin e pagave për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes.

Me këtë veprim, janë përmbushur detyrimet me kohë, ndaj punëtorëve.

“Ky proces ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për punonjësit tanë dhe ka ndihmuar në ruajtjen e një ambienti pozitiv pune”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë, ndërmarrja njofton se ka shlyer detyrimet financiare ndaj KESCO-s, në Kishnicë dhe Artanë.

Ky është njoftimi i plotë:

Me datë 27.12.2024, Trepça Sh.A. ka përfunduar me sukses ekzekutimin e pagave për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes, duke përmbushur kështu detyrimet ndaj punëtorëve në kohë. Ky proces ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për punonjësit tanë dhe ka ndihmuar në ruajtjen e një ambienti pozitiv pune.

Kryerja e Detyrimeve ndaj KESCO: Pagesa për Energjinë Elektrike për Njësinë Biznesore Miniera me Flotacion Kishnicë dhe Artanë

Po me të njëjtën datë Trepça Sh.A., ka shlyer të gjitha detyrimet financiare ndaj KESCO për Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë. Pas shlyerjes së obligimeve është rivendosur furnizimi me energji elektrike në këtë njësi, duke garantuar funksionimin e pandërprerë të aktiviteteve.

Ky hap është i rëndësishëm për vazhdimësinë e punës dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj punonjësve dhe partnerëve.

Faleminderit partnerëve dhe punonjësve për bashkëpunimin dhe mbështetjen!