Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë dhënë detaje për vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në Kosovë.
Zëdhënësja e DhSK-së, Angela Griep, ka thënë se vizita e Trendafilovës këtë herë është shumë më e shkurtër.
Ajo theksoi se kjo vizitë përfshin vetëm takime dypalëshem duke përfshirë shefin e Misionit të EULEX-it, përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Qëllimi është të sigurohet informacion publik për aktivitetet aktuale të gjykatës”.
“Gjykatësja Trendafilova planifikon t’i drejtohet shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë ndonjëherë tjetër në të ardhmen e afërt”, ka thënë Griep. /klankosova