Tre të lënduar nga aksidenti mes pesë veturave në Fushë Kosovë

E publikuar: 25/09/2024 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre persona janë lënduar, si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur sonte, në Fushë Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.”