Tonelata qumësht prishen për shkak të rrymës

E publikuar: 26/12/2024 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Problemet me energjinë elektrike më të shpeshta janë nëpër fshatrat e Komunës së Malishevës.

Fshati Lladroc është njëri prej tyre dhe banorët e këtij fshati periferik janë të zhgënjyer me gjendjen në të cilën ndodhen, raporton Kiks Kosova.

Për Naim Buçaj, banor i fshatit Lladroc, reduktimet e rrymës dhe tensioni ulët, po i bëjnë dëme në biznesin që e ushtrojnë si fermerë.

Buçaj, po ashtu thotë që ka pasë edhe mërgimtarë të cilët janë kthyer në Evropë pasi erdhën në Kosovë për pushime, krejt kjo shkaku i ndërprerjeve të rrymës.

Jo vetëm fshati Lladroc, por me dhjetëra të tjerë janë në telashe me rrymën.

As Drenoci nuk përjashtohet, e banori i kësaj ane, Avdullah Morina, thotë që viteve të kaluara kur rryma ka qenë e ligë, shpenzonin rreth 300 euro për pajisjet që ngritnin tensionin, por këtë vit është edhe më keq.

Morina thotë që problemet po i kanë të mëdha dhe nuk dinë as vet se çfarë mund të bëjnë në këso rastesh.