Bota & Rajoni

A do t’i ndalojë Amerika myslimanët apo armët pas sulmit të fundit terrorist

14.06.2016 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
A do t’i ndalojë Amerika myslimanët apo armët pas sulmit të fundit terrorist

Të ndalohen myslimanët që të hyjnë në SHBA apo të ndalohet shitja e armëve me lehtësinë që momentalisht bëhet në SHBA?
Kjo është tema që mund thellojë edhe më shumë polarizimet në debatet politike në SHBA, pasi amerikani me origjinë nga Afganistani, Omar Mateen, vrau 49 persona dhe plagosi 53 të tjerë.

Sulmi në lokalin e natës në Orlando të Floridës është më i rëndi i tillë në histori të Amerikës.

2016-a ëshë vit zgjedhor në SHBA, pasi në muajin nëntor, amerikanët do të zgjedhin pasardhësin e presidentit Barack Obama.

Të gjitha mediat botërore po dëgjojnë me vëmendje ato që kanë për të thënë Hillary Clinton nga demokratët dhe Donald Trump nga republikanët, pasi nga njëri prej tyre varet se si SHBA do të përballet me terrorizmin, kontrollimin e armëve, krimet e nxitura nga urrejtja dhe sulmet e nxitura nga ekstremizmi islamik.

Sulmi në lokalin e natës “Pulse” prek nga pak të gjitha temat e sipërmendura, ndërsa kandidatët që duan ta zëvendësojnë presidentin aktual, Barack Obama, kanë nënvizuar pjesët që lidhen më shumë me qëndrimet personale dhe partiake të tyre.

Kandidatja demokrate për president të SHBA-së, Hillary Clinton, kërkoi rivendosjen e ndalimit të armëve të zjarrit.

“Ne nuk mund të biem në kurthin e lobit të armëve, që thotë se nëse nuk arrin të ndalosh çdo sulm me armë, nuk duhet të zmbrapsesh nga përpjekjet për ndalimin e ndonjërit prej tyre”, tha Clinton.

Ajo, në fakt, nuk kërkon heqjen në tërësi të së drejtës së amerikanëve që të kenë armë personale të zjarrit, por në të njëjtën kohë mendon se mund të ndërmerren “masa të arsyeshme” që të ofrohet siguri nga armët.

Autori i sulmit në Florida, Omar Mateen, ka hyrë në lokalin e natës “Pulse” në orën 2 të mëngjesit të së dielës, derisa me vete kishte një armë zjarri “AR-15” dhe një pistoletë gjysmë-automatike. Ai gjithashtu kishte sasi të mëdha të municionit – të gjitha këto të blera në mënyrë të ligjshme.

Para se t’i blente këto armë, Mateen e ka siguruar një leje falë periudhës kur punonte si roje sigurie i licencuar, ndonëse ai ishte intervistuar nga FBI në vitin 2013 dhe vitin 2014 nën dyshimet se kishte lidhje me terroristë.

Clinton kujtoi se shteti i Floridës ku jetonte edhe Omar Mateen, nuk ka rregulla për armët e zjarrit apo magazinat me kapacitete të mëdha, nuk kërkon një leje të veçantë për blerje të armëve etj. Këto janë shumë gjëra që nuk kërkohen për një blerës të armëve, tha ajo.

Siç raporton “The Guardian”, ndalimi i shitjes së armëve të zjarrit ka qenë një vendim që është marrë gjatë presidencës së Bill Clintonit, bashkëshortit të kandidates demokrate.

Vendimi ishte marrë në vitin 1994, ndërsa pas dhjetë vjetësh ai ishte hequr.

Prej vitit 2004 e deri më tash, në SHBA debatohet shpesh në mes të liberalëve që duan rikthimin e ndalesës, dhe konservatorëve që duan ruajtjen e “amandamentit të dytë” të Kushtetutës amerikane, i cila lejon qytetarët amerikanë të posedojnë armë zjarri.

Qëndrimi i Clintonit rreth masave të kontrollit për shitjen e armëve pritet të nxisë një përballje të ashpër edhe me rivalin republikan, Donald Trump, i cili tashmë është pozicionuar si “kampion i amandamentit të dytë”.

Trump e konsideron kërkesën për heqjen e kësaj të drejte si “dobësi”, shkruan më tej gazeta britanike “The Guardian”, ndërsa për kandidatin republikan për president, problemi mund të zgjidhet nëse ndalohen myslimanët të hyjnë në SHBA.

Në reagimin e tij të parë pas sulmit, Trump përpos që e kujtoi premtimin parazgjedhor për ndalesën që do t’iu bëjë myslimanëve, ai e sulmoi edhe presidentin aktual, Barack Obama, të cilin e akuzoi që nuk përdori fjalor të qartë kundër Islamit radikal.

Presidenti Obama, sulmin në Orlando e cilësoi si “vepër të terrorit”, e nxitur nga brenda SHBA-së.

Trump e akuzoi edhe rivalen e tij, Clinton, për mospërdorimin e fjalëve “Islami radikal”.

Mirëpo, Clinton më pas i tha rrjetit televiziv CNN se ajo do ta përdorë të njëjtin term, ndonëse shtoi:

“Ajo që unë nuk e bëj, sepse është e rrezikshme, është të demonizoj një fe të tërë, sepse kjo i shkon për shtat Shtetit Islamik”.

Omar Mateen, autori i vrasjeve masive në Orlando, derisa mbante peng 30 persona brenda klubit të natës “Pulse”, e ka telefonuar policinë, duke i thënë se ai është besnik ndaj grupit militant Shteti Islamik. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Seanca e 6 tetorit, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka mujt me dalë prej Parlamentit atë natë pa kry punë

Seanca e 6 tetorit, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka mujt me dalë prej Parlamentit atë natë pa kry punë

Goditet në mushkëri nga protestuesit, efektivi i policisë kërkon ndihmë mjekësore (VIDEO)

Goditet në mushkëri nga protestuesit, efektivi i policisë kërkon ndihmë mjekësore (VIDEO)

Gani Geci në seancë: Nuk arratisem- kërkova të mbrohet familja ime, dëshmitar vetëm babai i Mehmetajt

Gani Geci në seancë: Nuk arratisem- kërkova të mbrohet familja ime, dëshmitar vetëm babai i Mehmetajt

Qelaj: Kanë qenë dy kamera te vendi ku kam bisedu me zotin Thaçi, është xhiru biseda, jam ndjerë i ofenduar

Qelaj: Kanë qenë dy kamera te vendi ku kam bisedu me zotin Thaçi, është xhiru biseda, jam ndjerë i ofenduar

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Protestuesit sulmojnë institucionet, gurë dhe shishe molotovi drejt Kryeministrisë. Reagon Presidenti Begaj

Protestuesit sulmojnë institucionet, gurë dhe shishe molotovi drejt Kryeministrisë. Reagon Presidenti Begaj

Kurti: KRE-ja do të ruajë energjinë, investimi kap vlerën 236.7 milionë dollarë

Kurti: KRE-ja do të ruajë energjinë, investimi kap vlerën 236.7 milionë dollarë

Një muaj paraburgim për Gecin nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Mehmetaj

Një muaj paraburgim për Gecin nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Mehmetaj

Aleanca mblidhet të shtunën, Gjini shpalos platformën dhe strategjinë e këtij subjekti për zhvillimin e Kosovës

Aleanca mblidhet të shtunën, Gjini shpalos platformën dhe strategjinë e këtij subjekti për zhvillimin e Kosovës

AGK e sheh alarmuese vendimin e KPM-së për të licencuar Radio Policinë si radio shtetërore

AGK e sheh alarmuese vendimin e KPM-së për të licencuar Radio Policinë si radio shtetërore

Kurti e emëron Viktor Buzhalën zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Kurti e emëron Viktor Buzhalën zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Vergori: Optimizimi i KFOR-it nuk nënkupton tërheqje nga Kosova

Vergori: Optimizimi i KFOR-it nuk nënkupton tërheqje nga Kosova

Tahiri: Kuvendi duhet ta rishikojë ligjin për Dhomat e Specializuara, llogaridhënia është themel i demokracisë

Tahiri: Kuvendi duhet ta rishikojë ligjin për Dhomat e Specializuara, llogaridhënia është themel i demokracisë

Formohet grupi punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Formohet grupi punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Gazetari thotë se RTK e largoi nga puna për shkak të postimeve në Facebook

Gazetari thotë se RTK e largoi nga puna për shkak të postimeve në Facebook

Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejtë sigurie

Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejtë sigurie