Analisti Halil Matoshi e deputeti Enver Dugolli janë përplasur ashpër në Kanal10.
Dugolli i ka thënë Matoshit se në burgun e Pozharefcit e ka ofenduar UÇK-në.
“Në burgun e Pozharefcit, 60 veta janë kanë, ti e ke shajt UÇK-në. Unë kam dëshmitar që e ke shajt UÇK-në”, tha Dugolli.
Matoshi reagoi ashpër, duke e paralajmëruar me padi.
“Nesër kundër teje e bëj padinë, ti je shpifës i poshtër”, tha Matoshi.