Thyhet vetura në veri, intervenon policia

E publikuar: 22/10/2017 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës në veri ka intervenuar në një rast të dëmtimit të një veture.

Viktima, një femër serbe nga Mitrovica Veriore ka informuar policinë se persona të panjohur kanë thyer xhamin prapa të veturës derisa ajo ishte e parkuar afër sheshit kryesor të qytetit, raporton Indeksonline.

Policia ka marrë të gjitha veprimet e duhura dhe hetimet përkitazi me këtë incident ende janë duke vazhduar.