The Daily Beats për Thaçin: Ekipi i kandidatit për President të SHBA’ve, takohet me një të dyshuar për trafikim organesh!

31.01.2016 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
The Daily Beats për Thaçin: Ekipi i kandidatit për President të SHBA’ve, takohet me një të dyshuar për trafikim organesh!

Emni i ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, asht lakue në nji artikull të gazetarit Gideon Resnick, në “The Daily Beast”.

Gjatë qëndrimit të Thaçit në Iowa, ekipi i fushatës së republikanit Ben Carson, i cili asht kandidat për President të SHBA’ve, asht takue me të.

Simbas “The Daily Beast”, në takimin mes Thaçit e gjeneral Bob Dees, pjesë e ekipit të Carson’it, asht diskutue për “marrëdhaniet speciale mes Kosovës dhe Iowa’s”. Thaçi si kryediplomat i Kosovës, gjatë qëndrimit të tij ka qenë pjesë e hapjes së konsullatës së Kosovës në Des Moines.

Gjeneral Dees ka shërbye në Kosovë me forcat e NATO’s dhe asht ndje i nderuem që po takohet me ish-Kryeministrin Thaçi. 

“Pres që të ketë bashkëpunim ma të madh mes Republikës së Kosovës dhe SHBA’ve. Për themelin e kësaj marrëdhanie, shteti i Iowa’s asht i përkryem”, thaDees në komunikatën e tij.

“The Daily Beats”, për këtë takim ka folë edhe për Ben Carson.

 “Historia e Kosovës asht testament për ripërtëritjen e popullit të saj”, tha Carson, tue shtue se konsullata asht nji gja që amerikanët duhet të jenë krenarë për vendosjen e këtyne marrëdhënieve mes Iowas dhe Kosovës.

 “Në komunikatën e ekipit të Ben Carsonit, asht neglizhue përmendja e Thaçit, si kreu i nji grupi shqiptar që ka kontrabandue drogë, armë dhe organe njerëzore nëpër Europën Lindore, simbas nji hetimi të vitit 2010 i kryem nga Dick Marty, i prezantuem në Këshillin e Europës”, shkruan “The Daily Beast”. 

 

   

“Edhe raporti i ‘The Guardian’, që e nxjerr Thaçin si kreu i nji rrjeti kriminal në Kosovën e fundviteve të ‘90’ta”, shkruhet në gazetë.

 

Kur asht pyet për këto që media amerikane i quen “aktivitete kriminale”, thuhet se drejtori i komunikimit, Larry Ross,te ekipi i Carson’it ka qenë konfuz.

 

 “Ekipi i fushatës nuk ka qenë në dijeni se para pozicioneve të tij në Qeveri, Thaçi ka shërbyer n’Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha Ross në fillim për “The Daily Beast”, por media ka këmbëngul tue e pyet specifikisht nëse ekipi i kampanjës asht në dijeni për akuzat për kontrabandën e organeve. 

 

Atëherë Ross ka ndryshue qëndrimin e tij tue thanë me e-mail për “The Daily Beast” se “përgjigja ime asht dashtë të lexohet: Ekipi i fushatës ka qenë i vetëdijshëm se para se të ketë pozicione në Qeveri, zotni Thaçi ka shërbye n’Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%