Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes liderëve të partive kryesore të Maqedonisë për daljen nga kriza politike.
Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se vetëm dialogu dhe mirëkuptim e dërgon një shtet përpara.
“Dëshiroj të përshëndes marrëveshjen politike të arritur mes liderëve të partive kryesore të Republikës së Maqedonisë dhe të uroj që vënia në jetë e kësaj marrëveshje të mundësojë daljen nga kriza. Vetëm fryma e dialogut dhe mirëkuptimit mund ta çoj një vend përpara prandaj unë përgëzoj në mënyrë të veçantë partitë shqiptare në Maqedoni për rolin konstruktiv që kanë luajtur. Republika e Kosovës i ndjek me vëmendje zhvillimet e brendshme të shtetit mik të Maqedonisë dhe mbështet të gjitha ato hapa që shpejtojnë proceset e integrimeve Euro-Atlantike në këtë vend. HTH”, ka shkruar Thaci në Facebook.