Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ishte për vizitë në kryeqyteti holandez, Hagë, është takuar me udhëheqësin e Institutit të Hagës për Drejtësi Globale, Abi Williams.
Thaçi ka shkruar në një status në rrjetin social Facebook për takimin që zhvilloi me Williams dhe me Stephen J.Rapp, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në Kosovë.
“I ftuar nga Instituti i Hagës për Drejtësi Globale, pata kënaqësinë të kem edhe një bashkëbisedim me udhëheqësin e saj, Dr. Abi Williams, dhe me Stephen J. Rapp. Biseduam për zhvillimet në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.
















