Lajmet

“Thaçi si ministër i jashtëm ishte transit për pozicione tjera”

24.03.2016 00:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Roli i Hashim Thaçit si ministër i Punëve të Jashtme, nga profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, shihet si fazë kalimtare për të arritur në pozita tjera.

Pozita, sipas Hotit, është kjo që ka marrë tash, atë të presidentit, transmeton Koha.net.

“Kam pritur më shumë, përfundimi i misionit të Thaçit të jetë më i mirë duke u mbështetur që më herët ka qenë kryeministër. Por, ne kemi parë këtë te ai si fazë kalimtare për të arritur në pozita tjera, si kjo tash. Politika e jashtme ka mbetur në hije”, ka thënë Hoti në “Interaktiv” të KTV-së.

Hoti ka thënë se përpos UNESCO-s, ka edhe organizata dhe agjenci tjera të specializuara, që i ka renditur nëntë sosh, për të cilat është dashur të angazhoheshin qeveritarët. Kjo, sipas Hotit, nuk do të thotë se UNESCO është e dobët, por që është dashur të lëvizet përpara.

Ndërsa në rrafshin e njohjeve ai ka thënë se është dashur të përdoren disa elemente, sikur është vendimi i Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shtetësinë e Kosovës. Hoti ka pasur kritika edhe për zyrtarët kosovarë në ambasada të Kosovës nëpër botë, për të cilët ka thënë se ata mund të kryejnë të gjitha punët tjera, por jo përfaqësuesin e shtetit në botë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje