Thaçi: Nuk e negociojmë murin as me BE’në as me Serbinë, është i paligjshëm

E publikuar: 15/12/2016 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot gjatë ditës ka folur rreth ndërtimit të murit në pjesën veriore të Urës mbi lumin Ibër.
Ai është shprehur se ndërtimi i murit është jo ligjor si dhe në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Thaçi ka thënë se për këtë çështje nuk do të diskutohet as me BE’në e as me Serbinë.

“Ndërtimi i murit është joligjor, është në kundërshtim të plotë me të gjitha marrëveshjet e Brukselit. Gjithashtu theksoj fuqishëm se kjo çështje nuk do të negociohet as me Serbinë, e as me BE-në”./GazetaExpress/