Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes profilit të tij në Twitter ka përgëzuar përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Thaçi është shprehur i lumtur me rolin amerikan në Ballkanin Perëndimor, sidomos në integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike.
“Mirëpres rolin në rritje të SHBA-së në integrimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit tonë në Klubin e shteteve Euro-Atlantike”, ka shkruar ai.