Thaçi- John McCain: E gjithë Kosova do të lutet për ju dhe familjen tuaj

E publikuar: 20/07/2017 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas lajmit për diagnostikim të senatorit amerikan John McCain me kancer në tru, ka ardhur edhe mbështetja e mirënjohja e presidentit të vendit, Hashim Thaçi për të.

Përmes një statusi në Twitter, Thaçi thotë se ky është një lajm i keq për një hero të vërtetë në luftën kundër terrorit dhe shtypjes, transmeton Indeksonline.

Ai iu drejtohet McCain duke thënë se e gjithë Kosova do të lutet për të.

“Lajm i keq për një hero të vërtetë në luftën kundër terrorit dhe shtypjes. I nderuari senatori JohnMcCain, e gjithë Kosova do të lutet për juve dhe familjen tuaj”, ka shkruar Thaçi në Twitter.