Thaçi i thotë Mijallkovit: Këtu jam nëse të duhet diçka trego, për gjithçka, deri në vdekje!

11.03.2015 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Thaçi i thotë Mijallkovit: Këtu jam nëse të duhet diçka trego, për gjithçka, deri në vdekje!

Në kuadër të bombës së tetë të opozitës, u publikuan edhe bisedat e liderit të PDSH-së opozitare Menduh Thaçi me drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, që kishte të bëjë me një votim në KSHZ-

Biseda telefonike:

Biseda 1- Menduh Thaçi-Sasho Mijallkov
S.M.: Menduh, çfarë bën?
M.Th.: Përshëndetje
S.M.: A të kam mirë?
M.Th.: Nuk të kërkoj be për asgjë mos u frikëso. Vetëm të të them se këtu jam nëse të duhet diçka, vetëm thuaj.
S.M.: Jo bre, ti mund të më kërkosh për çfarë të duash mua.
M.Th: Këtu jam nëse të duhet diçka trego, për gjithçka, deri në vdekje!
S.M.: OK, në rregull.

Biseda 2 – Menduh Thaçi-Sasho Mijallkov
S.M.: Menduh!
M.Th: Fol
S.M.: Çfarë bën?
M.Th.: Ja këtu rij me njerëz.
S.M.: Kam një urgjencë për ty.
M.Th. Po?
S.M.: Mund të votoni për ne tani për Strumicë? Të mos….
M.Th.: Në komision?
S.M.: Po, në KSHZ
M.Th.: Mundet, ja do të lajmërohem menjëherë.
S.M.: Ama duhet tani menjëherë të fillojë, për 5 minuta. Ne e shtymë pak.
M.TH.: Menjëherë, menjëherë lajmërohem për një minutë dhe të tregoj…
S.M.: Hajde!

Biseda 3 Menduh Thaçi-Bedredin Ibrahimi
M.Th.: Tash e keni Strumicën apo?
B.I.: Jemi duke diskutuar për atë.
M.Th.: Do të votosh për këta, për tu prishur.
B.I.: Për dy minuta
M.Th.: Do të votosh për tu prish, sepse jemi marrë vesh për Çairin.

Pro kreu i  PDSH-së Thaçi tha sot se bëhet fjalë për material të montuar nga partia e Zaevit.

“Asgjë e pa pritur nga ana ime, një petardë e xhelatëve të shqiptarëve 60 apo 70 vjet siç është LSDM-ja dhe Zaevi. Një bisedë komplet e konstruktume dhe e montuar, kjo s’më bën aspak përshtypje vetëm se t’u them shqiptarëve se beteja politike me xhelatët e shqiptarëve do të vazhdojë deri në vdekje. Vota e PDSH-së për ta prishur Strumicën në Komision Shtetëror ka qenë publike dhe e hapur, po ashtu publike ka qenë edhe vota e VMRO-së për ta prishur, Çairin dhe për ta shpall falsifikimin e zgjedhjeve”, deklaroi  Menduh Thaç. Kryetar i PDSH-së.

Analisti Ramadan Ramadani vlerëson se me këtë bisedë, dëshmohet nënshtrim i plotë i Thaçit para Mijallkovit

“Po mendoj që nuk ka gjë për të shtuar në atë që opinion pati rastin ta ndëgjoj mbrëmë. Kjo është vetëm një përfundim i një sagës e cila ka filluar diku nëpër Krivenik dhe që mbaron me një bisedë telefonike. Tani biseda dhe vëmendja e opinionit duhet të përqendrohet në krejt legjitimitetet tjera që fillojnë prej legjitimiteteve partiake deri te ajo e deputetit, sa meriton në njësinë numër 6, Tetova e tjera, të përfaqësohen nga njerëz të nënshtruar kështu totalisht, psikologjikisht që pa kurrfarë nevoje dhe pa kurrfarë  relacioni i lajmërohen bossit të vet për të shprehur dashuri”, u shpreh Ramadan Ramadani, analist.

Ndërkohë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka thënë sot se posedon edhe materiale tjera me të cilat do të dëshmojë, siç u shpreh ai, tradhtitë e Menduh Thaçit ndaj anëtarësisë së PDSH-së dhe shqiptarëve në tërësi./alsat-m/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në kryeqytet: Nuk dua të prodhoj krizë në Prishtinë, nesër zyrtarizohet

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste