Teuta Rugova: Qipro ta njoh Kosovën

17.03.2015 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Teuta Rugova: Qipro ta njoh Kosovën

Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës ka pritur në një takim disa përfaqësues të shoqërisë civile të shtetit të Qipros, vend ky i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Në këtë takim, është biseduar rreth shkëmbimit të përvojave mes Kosovës dhe Qipros, derisa ligjvënësit kosovar shtruan nevojën që Qipro ta njoh sa më shpejt pavarësinë e Kosovës.

Një takim i institucioneve të Kosovës dhe shoqërisë civile të Qipros është i pari i këtij niveli, meqë në të kaluarën nuk ka pasur asnjë komunikim mes këtyre dy vendeve.

Nënkryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Teuta Rugova tha pas takimit se me përfaqësuesit e shoqërisë civile të Qipros, biseduan për shumë tema, sidomos për atë të shkëmbimit të përvojave tëtë dyja shteteve. Por edhe njohja nga Qipro u shtrua si çështje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Si temë të parë patëm shkëmbimin e përvojave nga të dyja shtetet që kemi, sidomos Kosova që nga vitet e pasluftës me organizatat joqeveritare. Sigurisht që u potencua nevoja që ky shtet ta njoh Kosovën sa më shpejt që do t’i ndihmoj Kosovës, sidomos në bashkëpunim me shoqërinë civile nga Qiproja dhe shtetet e tjera. Gjithashtu, treguam se Kosova respekton komunitetet jo pakicë, të drejtat gjinore që Kosova çdo ditë e më shumë po i përparon dhe premtuam që do të kemi bashkëpunim në të ardhmen”, tha Rugova.

Ndonëse, është shtruar nevoja e njohjes së Kosovës nga Qipro, shoqëria civile e këtij vendi nuk ka dhënë arsye se pse ende vendi i tyre nuk po e njeh Kosovën.

“Jo, arsyet nuk i treguan por normal që premtuan bashkëpunim sa më të afërt që do të ndihmoj që në të ardhmen e afërt të kemi njohjen nga ky shtet”, theksoi ajo.

Takimi mes Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile të Qipros, është organizuar nga BritishCouncil e cila organizon bashkëpunim mes institucioneve të Kosovës dhe pesë vendeve të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /zeri/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin