Teuta e uron Memli Krasniqin pas kandidimit për kryetar të PDK-së

E publikuar: 30/06/2021 08:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës po garon për zgjedhjet brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Memli Krasniqi, prej shumë urimeve për suksese nga miqtë, kolegët dhe familjarët nuk mungoi edhe ai nga motra e tij, Teuta, shkruan lajmi.net.

Aktorja e njohur e ka uruar vëllain e saj duke i uruar mbështetje dhe se është krenare për të.

Përmes një storie të publikuar e cila ka marrë statusin e tij të shkruar në faqen zyrtare në Facebook pas lajmit të publikuar se është kandidat për këto zgjedhje ajo i ka bërë një dedikim.
“Paç mbarësi gjithmonë, krenare me ty”, shkroi Teuta Krasniqi.

Përndryshe, zgjedhjet e PDK-së do të mbahen me 3 korrik ku do të zgjedhet kryetari i kësaj partie.