Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Lirak Çelaj ka shpalosur 8 pikat ku do të fokusohet puna e tij qeverisëse për katër vitet e ardhshme për kryeqytetin.
Çelaj ka premtuar që Prishtinën do ta shndërrojë në një qytet destinacion dhe vend tranzit si është tani.
Çelaj premtoi premtoi vendosjen e tarifave hyrëse në Prishtinë për të lehtësuar trafikun. Po ashtu prioritet i qeverisjes së Çelajt do të jetë ndërtimi i 13 shkollave dhe çerdheve dhe ndërtimi i Spitalit Rajonal të Prishtinë dhe qendrës rehabilituese.
Çelaj në 8 shtyllat qeverisëse ka paraparë dhe rritjen e lejeve për ndërtim deri në 1000 leje në vit.
Parkingjet nëntokësore, ndërtimi i parqeve për fëmijë, rikonstruktimi i qytetit të vjetër, janë vetëm disa nga planet qeverisëse të Lirak Çelajt.