Testi vlerësues për performancën e mësimdhënësve dhe profesorëve universitar për Ministrinë e Arsimit konsiderohet çështje e mbyllur.
Faton Fetahu, asistent personal- ligjor i ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë kishte zgjedhur rrjetin social ‘Viber’ për t’i kthyer përgjigje televizionit, por pa u lëshuar në shpjegime të hollësishme.
“Meqenëse MASHT e konsideron të mbyllur këtë çështje atëherë vlerësojmë se kemi thënë të gjitha ato që duhet thënë. Faleminderit shumë për mirëkuptim”ka thënë Fetahu.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës për Tribuna Channel kanë deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë të bëjnë këtë test. Ata thonë që ky test është ofendim i diplomës.
Për më shumë ndiqeni kronikën.Gazeta Tribuna