Tërmet i fortë në Shqipëri

E publikuar: 25/10/2024 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në disa qytete në jug të vendit.

Sipas IGJEUM, epiqendra është regjistruar në Kuman të Fierit me magnitudë 4 të shkallës rihter, dhe thellësi 5 km.

Për momentin nuk ka të dhëna për dëme, ndërsa qytetarë të shumtë kanë dalë nga banesat, pasi i druhen pasgoditjeve të tjera./TopChannel