Tërhiqen bllokadat në Mitrovicë të Veriut dhe Rudarë

13.10.2021 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Tërhiqen bllokadat në Mitrovicë të Veriut dhe Rudarë

llokadat e vendosura në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë, përkatësisht në vendbanimin në Rudarë, në Komunën e Zveçanit si dhe ato të vendosura në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, janë tërhequr në orët e mbrëmjes të së mërkurës.

Këto bllokada janë vendosur më herët gjatë 13 tetorit nga serbët lokalë në shenjë pakënaqësie ndaj aksionit të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave.

Aksioni është zhvilluar në disa qytete të Kosovës, përfshirë ato në veri.

Deri më tani, sipas autoriteteve, janë lënduar dhjetë policë dhe dhjetë qytetarë në Mitrovicë të Veriut, ndërkaq janë arrestuar ose ndaluar tetë persona.

Po ashtu, dhjetë persona të dyshuar për përfshirje me kontrabandë me mallra, janë shpallur në kërkim.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se gjatë aksionit janë sekuestruar mallra të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra eurosh.

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë të mërkurën se aksioni i Policisë dhe Doganës së Kosovë kundër kontrabandimit të mallrave, është pjesë e luftës së autoriteteve të Kosovës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal.

“Ky operacion nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti. Ky operacion është i drejtuar kundër kriminelëve që kanë kontrabanduar mallra në mënyrë ilegale në Kosovë.

Prokurorja e rastit është serbe, gjykatësi i procedurës paraprake është serb, pjesëtarët e njësisë së reagimit të shpejtë në Mitrovicë të Veriut janë shumica serbë, shumica e të arrestuarve janë shqiptarë, shumica e të kërkuarve janë shqiptarë”, ka thënë Sveçla.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Kryeministri Kurti u takua në Bruksel me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Elon Musk mbështet taksën që shumë nga bashkëmoshatarët e tij miliarderë e përçmojnë

Lahu: Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë në Prishtinë

Qeveria dërgon komunikatë tjetër nga ajo  e BE-së, ani pse ishte e përbashkët

Komunikatë e përbashkët: Të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht

Boiken Abazi për Borrellin: Po shtynë përshpejtimin e një konflikti më të gjerë në rajon

Mushkolaj për paraqitjen e asambleistët me flamuj: VV-ja iu paska kthy kësaj fores së lodhtë me flamuj kuq e zi

Vuçiq: Kosova nuk e dëshiron vazhdimin e dialogut

Borrell ndihet i “ngacmuar” nga Kurti: Nuk jam këtu për t’i shërbyer asnjë politikani

Varhelyi kërkon përshpejtimin e dialogut për përfitim nga plani i investimeve ekonomike

Detyra në Bruksel, Agron Bajrami në pritje për t’u bërë ambasador

Kosova në CEFTA – sfidat drejt përfaqësimit të plotë

4 mijë e 19 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Borrell-Kurtit: Nuk jemi këtu për t’i kryer punët e juaja

Votohen amandamentet për Projektligjin për odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit