Është tentuar të rrëmbehet një person në Vushtrri, gjë që dyshohet se ndodhi për shkak të një borxhi.
Dyshohet se tri automjete i kanë bllokuar rrugën dhe kanë dal disa persona të cilët duke e sulmua fizikisht janë munduar ta fusin në veturë.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas shkëmbimit të disa mesazheve me të dyshuarin mashkull kosovar – rreth një borxhi dhe derisa ishte me veturë në lëvizje, tri automjete i kanë bllokuar rrugë dhe nga ato janë dal disa persona të cilët duke e sulmua fizikisht janë munduar ta fusin në veturën e tyre, por në pamundësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Është njoftuar prokurori rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.
















