Tema e nxehtë e demarkacionit rikthehet nga java e ardhshme

E publikuar: 05/09/2016 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe këtë javë nuk do të diskutohet ndërmjet partënerëve të koalicionit rikthimi i projektligjit të marrëveshjes kufitare ne Malin e Zi, ndërsa javën e ardhshme sipas burimeve të Gazetës Express pozita do të fillojnë menjëherë bisedimet për rikthimin në kuvend të projektligjit së demarkacionit.

Mësohet se javën e ardhshme partnerët e koalicionit do të kërkojnë dakordim edhe nga opozita në lidhje me demarkacionin.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditura se për arsyen e mbylljes së sezonit parlamentar edhe kjo javë do të jetë e qetë, ndërsa javën e ardhshme pritet takimi i grupeve parlamentare.

Kryeministri Mustafa e tërhoqi në momentin e fundit nga rendi i diës në seancën e 1 shtatorit projektligjin e demarkacionit. Arsyeja e tërheqjes ishte mospjesmarrja në seancë e Listës Srpska.