(VIDEO) Reportazh i transmetuar ne RTS1 (Kanali televiziv zviceran ne gjuhen frenge), ne kuader te emisionit “Mise au Point”, ora 20.10.
Emisioni është shërbyer nga arkivat e TV-së zvicran, një pjesë e intervistave me Deputetin Leunberguer dhe ambasadorin Malaj, janë realizuar në vitin 1998.
Për më shumë shikoni linkun në vazhdim
Prezantuesi i emisionit: Nuk eshte ekzodi i pare i kosovareve. Te gjithe e kujtojme luften kur dhjetëra mijera prejt tyre u larguan per ne Zvicer. Por levizjet e tyre kane filluar gjate viteve 60, per tu bere sot komuniteti i dyte i kosovareve jashte Kosoves, ose siç thojne disa, kantoni i 27 në Zvicër. Po i kthehemi kesaj marredhenie te veçante.
(Fillon reportazhi)
Gazetari: Më 1999 , kolona te civileve duke ikur nga lufta ne Kosove. Kete vite, aterojne me dhjetra mijera kosovar ne Zvicer.
Ueli Leuenberger: Ne kete moment, afersisht nje e dhjeta e popullates se Kosoves ishte ne Zvicer që kishin ardhur si punetorë.
Gazetari : Ata ndjekin rrugen e Naim Malaj. Pasi qe eshte ballafaquar me torturen ne burgje te Serbise
Naim Malaj : Kam qene 16 vjeçar kur isha ne burg, dhe isha i cilesuar si terrorist
Gazetari: Ai strehohet ne Gjeneve dhe fiton azilin.
Naim Malaj Per mua zgjedhja e Zvicres ishte e qarte pasi qe babai im ishte ketu qe nga vitet 80-ta si punetor
Gazetari : Ne mes te Zvicres dhe ish provinces serbe eshte nje histori e gjate, dhe jo e njohur mire.
Ueli Leuenberger: Zviceranet nuk e dinë, por eshte Zvicra, Konfederata e cila ka arritur nje marrëveshje dypaleshe me qeverine ne Beograd ne vitin 1963, dhe jemi shkuar te rekrutojme punëtorë ne regjionin me te varfer te Evropes, ne fund te fundit te Jugosllavise,
Naim Malaj : Vetem se ne ate kohe publiku zvicran nuk i njihte si kosovarë, apo shqiptarë te Kosoves, por si Jugosllavë.
Gazetari : Ne fund te viteve 80, përndjekja e ushtruar nga Milosheviqi intensifikohet ne Kosove. Vala e pare e azilkërkuesve arrinë ne Zvicer. Por Kosovaret nuk kane imazh te mire
Ueli Leuenberger: I zbulojmë nepermjet disa djemëve te rinj, te cilet nuk kane pune, pasi qe ua ndalojme te punojne si azilkërkues, dhe rrjedhimisht nje minoritet fare i vogel eshte i perfshire ne delikte te ndryshme, pasi qe nga viti 88 afersisht, trafiku i heroines kalon nga duart e turqve dhe libanezeve, ne duar te shqiptareve ose kosovareve.
Gazetari : Ueli Leuenberger përpjekjet qe t’i luftoj paragjykimet ndaj këtij komuniteti, duke themeluar Universitetin Popullor Shqiptar ne Gjeneve.
Ueli Leuenberger: Deshiroj qe te flitet me shume per gjendjen dramatike ne shtetet e prejardhjes te azilkerkuesve, per shembull ne Kosove.
Gazetari : Ne qershor 1999, Kosova lirohet nga forcat e NATO-se. Sikur shume nga bashkatdhetarët e tij, Naim Malaj ëndërron kthimin në Kosovë.
Naim Malaj : Tani mendoj qe kjo ëndër do te realizohet shpejt, me gjithe keta refugjate qe do te kthehen ne Kosove, eshte ëndrra e secilit shqiptar te ndërtoje nje shtet te lire dhe demokratik.
Gazetari : Efektivisht, shumica e refugjateve jane kthyer, por komuniteti kosovar ne Zvicer mbetet i konsiderueshem. 200000 persona kane festuar shpalljen e pavaresise, te cilen Zvicra eshte pershpejtuar ta njoh. 200000 persona, qe do te thote 1/10 e popullates se Kosoves.
Naim Malaj Shumica e kosovareve qe jane aktualisht ne Zvicer, jane punetor te emigruar. Refugjatet sikurse isha une perbejne nje pakice, te cilen e kisha vleresuar rreth 10%.
Gazetari : Naim Malaj, ne anen e tij, eshte bere Ambasador i Kosoves ne Bernë.
Naim Malaj Eshte nje rrugetim jo i zakonshem, por eshte nje përvojë e mire.