Televizioni italian: Në Kosovë, më shumë xhami sesa fabrika (Video)

26.01.2016 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Televizioni italian: Në Kosovë, më shumë xhami sesa fabrika (Video)

Mediat e huaja sërish e vendosin Kosovën nën llupën e një vendi që po prodhon xhihadistë. Këtë herë është televizioni italian ‘7’ dhe emisioni “Piazzapulita” që merret me tema hulumtuese. Në reportazhin dhjetëminutësh, Kosova cilësohet si një shtet i krijuar nga amerikanët, por në të cilin nga paslufta, më shumë janë ndërtuar xhami sesa fabrika.

Mendonte se i biri i tij, dikur imam në fshatin ku u lind e u rrit, kishte shkuar në Egjipt për të studiuar. Për këtë, ai shiti krejt ç farë kishte, edhe lopën nga e cila ushqeheshin, vetëm që t’ia siguronte të birit paratë e rrugës.
Ky është prindi, Shemsi Maliqi nga fshati Busavatë e Kamenicës. E tash kur dyshohet se i biri, Alehimi po lufton për organizatën terroriste ISIS, prindi i tij nuk dëshiron ta besojë, raporton Lajmi.net.
Kështu e nis televizioni italian “ 7” rrëfimin për kosovarët që po i bashkohet xhihadit, duke e përshkruar vendin si një prej shteteve ku në raport me popullsinë, ka numër të madh të atyre që kanë shkuar në Siri për të luftuar.
“Nëse do të ishte e vërtetë, do të ishte një katastrofë”, thotë ndër të tjera Shemsi Maliqi, për televizionin italian, teksa i referohet të birit si person i qetë, i dashur dhe shumë i zoti në teologji, transmeton Lajmi.net.
Pavarësisht të gjithave, Shemsiu deklaron se ka mall për të birin, nusen e tij dhe mbesën tre vjeçe, të cilët një vit pas udhëtimit të parë të Alheimit, ai është kthyer dhe i ka marrë me vete.
Në emisionin “Piazzapulita” të transmetuar me 7 janar 2016 në kanalin ‘7’, gazetarja italiane Valentina Petrini, në hulumtimin e përmbledhur në dhjetë minuta mbi këtë temë, takon dhe bisedon me disa familje të tjera, të afërmit e të cilëve kanë shkuar për t’iu bashkuar ISIS-it, në luftën që ata e konsiderojnë të shenjtë.
Gazetarja ka vizituar edhe familje të tjera, si ajo e Sinan Mujit nga Bresalci i Gjilanit, i vrarë në shtatorin e vitit 2014, për të mësuar më shumë për arsyen që i shtynë këta persona, kryesisht të rinj, që të marrin këtë rrugë, apo të tjera në rrethinën e Kaçanikut, raporton Lajmi.net.
Por në asnjërin rast, ajo nuk gjen përgjigjen, ndonëse si më e përafërta konsiderohet arsyeja ekonomike, pasi vendi vuan nga një shkallë e lartë e papunësisë.
Në pjesë të këtij hulumtimi të cilin e sjell Lajmi.net, sigurisht se nuk ka se si të mos përmendet kryeterroristi nga Kosova, Lavdërim Muhaxheri nga Kaçaniku, i cili shfaqet teksa bën thirrje për xhihad në gjuhën shqipe dhe djeg pasaportën e shtetit të Kosovës.
Në reportazh theksohet se ky vend i shndërruar në shtet, falë ndihmës amerikane, nga paslufta ka ndërtuar më shumë xhami sesa fabrika, ndërkohë që potencohet edhe përpjekja dhe angazhimi i organeve policore kosovare në luftë kundër terrorizimit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare