Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, nisin hetimet

E publikuar: 15/11/2023 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pas mesnate në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka shtuar se rasti është duke u hetuar, dhe në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një gëzhojë plumbi.

“Atë që mund t’ju konfirmoj është se rreth orës 01:00 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është gjetur një gëzhojë plumbi. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar Elezaj për insajderi.