Të shtëna me armë në lagjen Mati 1 në Prishtinë

E publikuar: 19/12/2024 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të shtëna me armë janë dëgjuar para rreth 1 ore në lagjen Mati 1 në Prishtinë, konkretisht në afërsi të furrës Hasi.

Një person po dyshohet se ka shkrepur armën rreth 10 herë, për motive akoma të panjohura.

Bazuar në informacionet e para, nuk ka persona të lënduar, teksa Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i intervenimit të Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar për procedurat e tjera.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë përkatëse që po kryejnë ekzaminimet e nevojshme, raporton Gazeta Sinjali