Të rinjtë serbë në veri, pa perspektivë

23.01.2016 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Të rinjtë serbë në veri, pa perspektivë

Të rinjve të Mitrovicën e veriu dhe perspektivës së tyre në këtë pjesë të Kosovës, duhet t’u kushtohet më shumë kujdes, qoftë nga autoritetet lokale, qoftë nga ata që marrin pjesë në bisedimet në Bruksel, thonë për Radion Evropa e Lirë, disa qytetarë serbë të Mitrovicës së veriut.

Shumica prej tyre vlerësojnë se në Mitrovicë, pavarësisht trazirave politike para dhe pas vitit 1999, ngjarjet kulturore, argëtuese dhe edukative janë reduktuar në minimum.

Petar Jovanoviq, një i moshuar nga Mitrovica e veriut, thotë se në 16 vjetët e fundit, që nga ardhja e forcave ndërkombëtare, janë grumbulluar shumë probleme, të cilat askush nga kompetentët nuk ka tentuar t’i zgjidhë.

“Pozita e të rinjve këtu është mjaft problematike. Ata po shkojnë në rrugë të verbër. Në Mitrovicë ka mjaft narkomanë, por me këtë problem nuk po merret askush. Papunësia është tejet e lartë dhe ky është një problem shtesë. Po krijohet një revoltë te të rinjtë, dhe askush nuk u duket i mirë, asnjëri pushtet”.

“Mendoj se Beogradi po ndihmon mjaft, por përsëri, gjithë ato para po orientohen gabimisht, nuk po ndahen në mënyrë lineare dhe tek ata njerëz që me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë”, thekson Jovanoviq.

Bashkëqytetarja e tij, Ivanka Stankoviq, vlerëson se në veri të Kosovës ekzistojnë një mori çështjesh praktike, të cilat askush nga autoritetet lokale nuk po i zgjidh edhe më tej.

“Të rinjtë në Mitrovicën e veriut jetojnë si në geto dhe jo vetëm tash, por qe 16 vjet me radhë. Nuk ka perspektivë, e as punë. Ky universitet yni këtu edhe më tej ma shton kureshtjen se ku do të shkojnë gjithë këtë të rinj pas përfundimit të studimeve”.

“E di që një numër i vogël i tyre mbesin këtu dhe kryesisht janë të papunësuar, sepse punësimi është i vështirë për t’u arritur. Përveç institucioneve serbe, të cilat, me buxhetin e tyre i punësojnë të njëjtit njerëz me vite të tëra, mund të them se vetëm sektori joqeveritar është në dispozicion të rinjve”, thotë Stankoviq.

Por, sipas saj, punësimi në sektorin joqeveritar, nuk ofron ndonjë siguri perspektivë dhe siguri, sepse bëhet fjalë vetëm për projekte të caktuara.

Ajo sqaron se cila është oferta e qytetit për të rinjtë, lidhur me ngjarjet kulturore dhe edukative.

“Jeta kulturore në qytet nuk ekziston. Ky segment ka vdekur. Madje edhe kur organizohen disa manifestime kulturore, ato përsëri janë nën kujdesin e organizatave ndërkombëtare apo atyre joqeveritare. Komuna organizon dy apo tri koncerte ne vit, të tipit të Vitit të Ri ose për ndonjë festë”.

“Nuk ekziston ndonjë repertor kulturor që u ofrohet jo vetëm të rinjve, por edhe qytetarëve në përgjithësi në Mitrovicën e veriut. Kinemaja, e cila është paralajmëruar moti se do të hapet, nuk është hapur. Qendra kulturore as që e di se çfarë punon, përveç për festën e Shën Vidit apo festat ortodokse. Të rinjtë kanë në dispozicion vetëm rrugën”, thekson Stankoviq.

Lubisha Nikoliq, po ashtu nga Mitrovica e veriut, thotë se mungon shumëçka për të rinjtë në këtë qytet. Sipas tij, papunësia është brengosëse, ndërkohë që tregu i punës është modest.

Ai thotë se të gjithë kompetentët flasin vazhdimisht për të rinjtë, por askush prej tyre nuk bën diçka konkrete për ta.

“Unë mendoj që problemi më i madh është arsimimi. Pra, njerëzit duhet të arsimohen dhe ta avancojnë veten nga brendia. Kur të jenë të kënaqur me të arriturat e tyre personale, atëherë ndoshta do të mund t’i ndërtojnë lidhjet dhe komunikimin, së pari me fqinjët e tyre këtu e më pas me pjesën tjetër të botës”, shprehet Nikoliq.

Në vitin 2014, komunat veriore të Kosovës, përfshirë edhe Mitrovicën e veriut, kanë marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vendit, duke zgjedhur strukturat udhëheqëse në kuadër të institucioneve të Kosovës.

Qyteti i Mitrovicës vazhdon të jetë i ndarë, në anën veriore, të banuar me shumicë serbe dhe anën jugore, të banuar me shumicë shqiptare. Ura kryesore mbi lumin Ibër, e cila ndan veriun dhe jugun e qytetit është duke u riparuar, pas bllokimit disavjeçar.

Kjo urë, gjatë viteve të kaluara ka qenë skenë e shumë përplasjeve ndërmjet të rinjve shqiptarë dhe atyre serbë, TRANSMETON REL.

Mbi urë, ende mund të shihen patrullat statike të KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”