Lokale

Të rinjtë dhe kujdesi për shëndetin

24.04.2016 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Mënyra e të ushqyerit, orari i ushqimit, por edhe analizat rutinore, janë shumë me rëndësi për organizmin e njeriut.

Por, se sa arrijnë të kujdesen të rinjtë për shëndetin dhe si ushqehen ata, për rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë, kemi marrë mendimet e disa prej tyre.

Shumë nga të rinjtë e anketuar thonë se mundohen, aq sa kanë mundësi, që të jenë të kujdesshëm ndaj orarit të ushqimit, ndaj ushqimit, që të jetë sa më cilësor, por edhe ndaj vizitave mjekësore.

Por, ka edhe të tjerë që thonë se vetëm kur ata e ndjejnë veten të sëmurë, shkojnë për ta vizituar mjekun.

Arta Myrtaj ka përfunduar studimet në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci. Ajo jeton në Prishtinë dhe thotë se kujdeset brenda mundësive që ka, për t’u ndjerë gjithmonë e shëndetshme.

“Unë kujdesem maksimalisht për shëndetin tim, aq sa mendoj se mund ta bëj një gjë të tillë. Sa i përket ushqimit, mundohem maksimalisht të ushqehem shëndetshëm duke i ikur ushqimit të shpejtë. Analizat rutinore i bëj, dhe mendoj se kjo mjafton për të qenë e informuar lidhur me shëndetin tim”, thotë Arta.

Njomza Qerimi thotë se ndonëse mundohet të kujdeset për shëndetin e saj, analiza rutinore bën shumë rrallë. Ajo thotë se ka problem me besimin ndaj laboratorëve mikrobiologjikë në Kosovë, si dhe ndaj mjekëve në përgjithësi.

“Kryesisht mundohem të kujdesem maksimalisht për shëndetin, por s’e di sa ia arrij. Por, unë e kam edhe një tjetër problem. Duke e pasur parasysh besimin në laboratorët tanë mikrobiologjikë që unë e kam, e besoj edhe shumë njerëz në Kosovë, e edhe ndaj mjekëve, unë po hezitoj t’i vizitoj”, shprehet Njomza.

Ndryshe, zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, kanë deklaruar se për ushqyeshmërinë ka rekomandime të ndryshme, në bazë të hulumtimeve që janë bërë nga ky institut. Por, sipas tyre, ushqyeshmëria në vend është e mangët.

Ata kanë shtuar se është bërë përpjekje që të bëhet ngritja e standardit të jetesës në nivel optimal, në mënyrë që të mund t’i parandalojnë me programe të posaçme ato sëmundje që vijnë si mungesë e mikro-nutrientëve në ushqim, duke shtuar se tashmë është pasuruar mielli me acid folik dhe hekur.

Ndërkohë, Besart Hoxha, 24-vjecar, i cili jeton në Prishtinë, thotë se ndonëse është bërë jeta dinamike, ai mundohet maksimalisht të kujdeset që të konsumojë ushqim cilësor, derisa për analizat rutinë, thotë se mjekun e viziton vetëm kur është i sëmurë.

“Unë mundohem të kujdesem sa më shumë për shëndetin, nëpërmjet konsumimit të ushqimit të shëndetshëm. Ndonëse jeta dinamike, unë punoj në kompaninë time private dhe ia jap vetes luksin që të ndaj kohën për ushqim të shëndetshëm. Sa i përket kontrolleve rutinore te mjeku, mund të them se vetëm kur jam i sëmurë, apo nuk ndihem mirë, shkoj për të bërë analiza”, tregon Besarti.

Edhe Edon Zeneli, student në Fakultetin e Filologjisë, pohon:

“Si i ri që jam, tentoj të mbaj një dietë të mirë për vete. Sa i përket kontrolleve rutinore unë vetëm kur jam i sëmurë, atëherë shkoj te mjeku. Mendoj se është karakteristikë e familjes sonë. Ndonëse gjithmonë i them vetes se do t’u rri gati kontrolleve rutinore, nuk po e praktikoj”.

Fortesa Sadiku, studente në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës për Radion Evropa e Lirë thotë se për çdo gjë merr rekomandimin e mjekut dhe për të, rekomandimi është me shumë vlerë.

“Unë përkujdesem për shëndetin aq sa duhet. Sa herë që marr ndonjë rekomandim nga mjeku, e marr me shumë seriozitet. Ndonëse jeta është bërë shumë dinamike, nuk po më lejon të ushqehem ashtu si do të doja, por po mundohem aq sa po mundem”, thotë Fortesa.

E, zyrtarë të lartë institucionalë tashmë janë zotuar se do të përmirësojnë gjendjen e të ushqyerit nëpërmjet grupeve punuese me përpilimin e planit të veprimit për të ushqyerit, transmeton rel.

Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë deklaruar se janë të përkushtuar për të përmirësuar gjendjen e të ushqyerit, ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës do ta udhëheqë këtë proces, me përkrahje të Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara, UNICEF.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Vuçiq i nervozuar flet për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

Vuçiq i nervozuar flet për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta