Të miturit, cak i sulmeve seksuale në Kosovë

E publikuar: 28/09/2024 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të miturit janë bërë cak i sulmeve seksuale në Kosovë. Kjo bëhet e ditur nga ekzaminimet që kryhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Nga Komisioni i të Drejtave të Njeriut thonë se nuk është bërë sa duhet për këtë kategori, ndërsa nga avokatët kërkojnë që të rishikohet politika ndëshkimore.

Të martën e kësaj jave u arrestua një burrë në Fushë-Kosovë.

Kjo pasi ai kishte dhunuar seksualisht një të mitur.

Për këtë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

E me vendim të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Por sipas raportit të policisë, për periudhën e parë të këtij viti u kryen dhjetëra raste të dhunimeve.

“Për periudhën kohore janar-gusht 2024 janë kryer 47 dhunime, 56 sulme seksuale dhe 77 ngacmime seksuale”, thuhet nga Policia e Kosovës.

E prej viktimave, shumica e tyre të cilët ekzaminohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore janë të mitur.

Ndërsa për evidentimin e dëmtimeve kryhen disa procedura.

Nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut theksojnë se nuk është ndërmarrë sa duhet për këtë çështje.