A do të kandidohet Ismet Beqiri për kryetar të Prishtinës

E publikuar: 15/08/2017 23:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Prishtinë janë takuar kryetarët e degëve të LDK-së së kryeqytetit.

Burime të Koha.net marrin vesh se ata kanë biseduar rreth përgatitjeve për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 22 tetor.

LDK deri më tash nuk ka dalë me kandidatin e vet për kryetar të Prishtinës, ndërsa ka caktuar kandidatë për këtë post në shumë qytete të Kosovës.

Afati për caktimin e kandidatit është dy muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.

LDK ka afat edhe një javë, deri më 22 gusht, për të dalë me emrin e kandidatit për kryetar të kryeqytetit.

Jo zyrtarisht merret vesh se pretendent për këtë post është ish – kryetari i Prishtinës Ismet Beqiri i cili thuhet ta ketë propozuar veten për këtë pozitë.

Ismet Beqiri, ka udhëhequr me Prishtinën gjashtë vjet, nga 2002 deri më 2008.