Të infektuarit me koronavirus sot, 12 policë të Prizrenit

E publikuar: 22/05/2020 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dymbëdhjetë zyrtarë të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit janë infektuar me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tregoi që sot janë testuar 20 zyrtarë policorë dhe vetëm 12 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Të tjerët, siç ka thënë Osmanollaj për Klan Kosova, të gjithë kanë rezultuar negativë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 21 raste të reja me koronavirus në vend.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)”, ka njoftuar IKSHPK.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1025.