Tanjug: Greqia drejt njohjes së Kosovës

13.08.2015 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tanjug: Greqia drejt njohjes së Kosovës

Shtypi serb sërish ka nisur të shkruaj mbi mundësinë e njohjes së Kosovës nga Greqia, siç thuhet nga ata, me presionin e perëndimit në shkëmbim të asistencave financiare.
Drejtori i Programit në Fondacionin Helenik për Politika Evropiane dhe të Huaja (ELIAMEP), Janis Armalakos, ka thënë se përderisa Athina thotë se nuk ka ndryshim qëndrimi në raport me Kosovën, mes rreshtash ndjehen ndryshimet e politikave greke ndaj Kosovës, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, ai në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, ka thënë se vetëm koha do të dëshmoj nëse ndryshimi i Greqisë karshi Kosovës po ndodhë me të vërtetë.

E përditshmja greke “Kathermini” ka shkruar se Athina ka në plan njohjen e Kosovës shtet të pavarur.

Sipas gazetës,kjo mund të ketë shërbyer edhe si shkak për përplasjet e fundit diplomatike mes Greqisë dhe Serbisë.

“Kathimerini” duke cituar burime të politikës së jashtme në Athinë, shkruan për pakënaqësinë greke me lëvizjet ndërkombëtare të Beogradit në lidhje me Kosovën dhe në vazhdën e kontestit të emrit me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Sipas Tanjug analistët e politikave ndërkombëtare kanë debatuar gjerë dhe gjatë mbi qëndrimin e Greqisë ndaj Kosovës, dhe shumë prej tyre kanë bërë thirrje për rishqyrtimin e mos-njohjes së Kosovës nga ana e Greqsië.

Ata argumentojnë se Serbia e ka humbur betejën me Kosovën, dhe nuk mund ta arsyetohet fakti se pse Greqia është përfshirë në këtë gjë të kotë për një kohë të gjatë, dhe se çështja e Kosovës gabimisht është paralelizuar me çështjen e Qipros.

Në pikëpamjet e tyre, Kosova është një realitet de fakto në regjion, dhe për këtë arsye midis Athinës dhe Prishtinës duhet rinovuar marrëdhëniet për arsye politke, ekonomike dhe sigurie.

Tanjug shkruan se të gjithë njohësit e politikave ndërkombëtare besojnë se njohja e Kosovës në kohë të duhur mund të mundësoj të ndërtimin e urave të bashkëpunimit midis Greqisë Shqipërisë, dhe popullatës shqiptare në regjion.

Armakolas beson se kjo vijë mendimi është ndarë prej kohësh nga Ministri për Punë të Jashtme i Greqisë, i cili në një moment kishte thënë se “ngujimi” mbi vendimin për mos-njohjen e Kosovës, nuk është një pozicion i lakmueshëm për ndërtimin e politikave të reja në regjion.

“Nuk është rastësi që prej pesë vendeve evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën, Greqia deri tash ka avancuar më së shumti marrëdhëniet me Prishtinën, duke dhënë shenja për përmirsimin e marrëdhënieve, edhe pse pretendimet nuk janë bërë të ditura botërisht asnjëherë. Përfshirja e Greqisë në marrëdhënie me Kosovën, mund të konsiderohet si një proces që hap pas pahi çon te njohja e Kosovës, apo siç do t’i konvenonte Serbisë në një pozicion mos-njohjeje me bashkëpunim të plotë bilateral (Gjithcka përveç njohjes)”, ka thënë Armakolas.

Edhe pse ambasada greke në Beograd disa herë ka ripërsëritur se qëndrimi i Greqisë mbi Kosovën mbetet i pandryshuar, Armakolas mendon se mes rreshtash ka shenja të qarta të ndryshimit të Greqisë mbi këtë çështje.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm