Takohen Mendes e Perez, ky është lojtari që do të transferohet në Real Madrid

E publikuar: 08/04/2017 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi tashmë ka nisur t’i bëjë planet për afatin kalimtar të verës.

Sipas tabloidit britanik, Daily Express, Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është takuar me menaxherin e famshëm portugez, Jorge Mendes.

Thuhet se Perez dhe Mendez kanë diskutuar për afatin kalimtar të verës, derisa është zbuluar se cilin lojtarë do të tentojnë ta sjellin në Real Madrid.

Daily Express shkruan se prioritet i Los Blancos është transferimi i transferimi i mesfushorit portugez, Bernardo Silva, i cili po shkëlqen në fanellën e Monacos.