Takim në mes të femrave afariste të Maqedonisë dhe Bosnjës e Hercegovinës

E publikuar: 19/09/2016 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoqata e femrave afariste të Maqedonisë (SHFAM) sot ka pritur si mysafirë përfaqësues të Shoqatës së femrave ndërmarrëse të Bosnjës e Hercegovinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky takim është realizuar në kuadër të aktiviteteve të ndërtimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimit të ndërmarrësisë së femrave në Evropën Juglindore.

Bashkëbisedueset kanë folur për mundësitë e bashkëpunimit dhe përfaqësimit të përbashkët në tregun botëror, bën të ditur SHFAM-ja. Mysafirët nga Bosnja e Hercegovina do të realizojnë takime edhe me Grupin e femrave nga Federata e farmerëve, si edhe takim pune me anëtarë të Shoqatës së femrave afariste.