Takim me Haradinajn e Unionin e Bizneseve, Ukë Blakaj premton ura të reja për bizneset shqiptaro gjermane

E publikuar: 26/12/2024 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Biznesmeni, njëkohësisht edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Gjermaninë, Ukë Blakaj ka njoftuar se është zhvilluar një takim me Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

Unioni i udhëhequr nga Nazmi Viqa dhe Shkëlzen Jusaj u takuan me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe pjesëtarë tjerë të kësaj partie, ku pjesëmarrës ishte edhe kandidati për deputet Ahmeti Isufi.

“Me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kolegë të tjerë, pritëm sot në takim Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, të prirë nga Nazmi Viqa dhe Shkëlzen Jusaj, një institucion i fuqisë së bashkëpunimit ekonomik dhe vizionit të përbashkët për zhvillim.”

Blakaj premton ura të reja për bizneset shqiptaro gjermane.