Tahiri përplaset me Hekuran Muratit, e quan ministrin më të dështuar të Qeverisë Kurti

E publikuar: 28/07/2022 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë pasur një përplasje mes vete për realizimin e projekteve kapitale nëpër komuna, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Tahiri, ka ngritur një shqetësim që sipas tij po e kanë komunat e Kosovës.

Në seancën plenare Tahiri tha se investimet kapitale janë bllokuar. Ai kërkoi që menjëherë Qeveria të adresojë kërkesat e komunave në procesin e rishikimit të buxhetit.

Një javë nga rrahja brutale e imamit prej tre ekstremistëve – kjo është gjendja shëndetësore e tij

“Sot po e ngriti një shqetësim i cili vjen nga komunat e Kosovës, pasi që projektet-investimet kapitale dhe raportet në mes qeverisë dhe komunave nuk kanë qenë asnjëherë më të dobësuara në raport me projektet kapitale. E para, qeveria duhet urgjentisht që në procesin e rishikimit buxhetor të adresojë kërkesat reale të komunave të Kosovës. Ajo që dihet deri tash, investimet kapitale në komuna janë të bllokuara. Procesi i buxhetimit për 2023 duhet të jetë shumë më transparent dhe nuk duhet të ketë qasje politike”, tha Tahiri.

Sipas tij, asnjë projekt i dorëzuar nëpër ministri nga komunat, nuk ka marrë përgjigje.

“Je ministri më i dështuar dhe qeverinë Kurti, je duke e fundosur dalëngadalë. Ku është rruga Qerim – Radoniq (Gjakovë)? Asnjë cent nuk e ka alokuar. Ku është rruga Prishtinë-Podujevë, e keni bllokuar. Keni dalë në fushatë zgjedhore jeni bërë ‘gaz’. Tri herë është dalë zëvendësministri ka thënë kjo kryhet në dhjetor. Në vend se të diskutoni me argumente, ju theksoni se ne kemi lista të dëshirash. Unë s’kam listë dëshirash, s’kam nevojë kurrë për ty”, theksoi Tahiri.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri Murati i cili tha se janë të pavërteta ato që u ngritën nga deputeti Tahiri.

Murati tha se për projektet kapitale nëpër komuna nuk ka bllokadë.

“Çka desha të sqaroj dhe argumentoj është se nuk ka bllokadë nga pushteti qendror ndaj pushtetit lokal. Përkundrazi ne kërkojmë nga ta që t’i kryejnë projektet sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që ekzekutimi të bëhet sipas afateve të parapara. Sa i përket mbështetjeve shtesë me lista të projekteve e kuptoj që një praktikë e tillë mund të ketë funksionuar në të kaluarën kur ka pasi disa koalicione në qeveri dhe pastaj kryetarët e komunave që e kanë pasur ministrin e të njëjtës parti kanë shkuar me listë dhe janë miratuar projektet, kjo nuk ndodhë, të gjithë trajtohet barabartë”, tha Murati.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!