‘Tahiri’, PD bojkoton komisionin e Ekonomisë

E publikuar: 03/11/2017 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike ka bojkotuar paradite, komisionin e Ekonomisë, ku do të diskutohet projektbuxheti i vitit 2018. LSI-ja ka vazhduar të qendrojë në komision.

Bojkoti i PD-së është një formë proteste lidhur me lënien e imunitetit, deputetit Saimir Tahiri, nga mazhoranca, në një kohë kur ndaj tij kanë nisur hetimet për lidhje me banda kriminale dhe trafikun e drogës.

Edhe dje, PD-ja e bojkotoi këtë komision: “Turp për ju që nuk hoqët imunitetin e Saimir Tahirit”, u tha deputeti Edmond Spaho, mazhorancës.