Tahiri: Marrëveshja u jep fund tabelave “proba”

E publikuar: 22/09/2016 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se marrëveshja për tabelat e automjeteve me Serbinë i jep fund përdorimit të tabelave “proba” dhe vë në fuqi reciprocitetin.

“Kjo marrëveshje i jep fund përdorimit të tabelave Proba, që Serbia kishte përdorur njëanshëm ndaj veturave të Republikës së Kosovës”, shkruan Klan Kosova.

“Reciprociteti në tabela të automjeteve do të aplikohet për veturat e të dy shteteve sipas modelit Maqedoni – Greqi”.

Tahiri ka deklaruar se kjo marrëveshje po ashtu u jep fund tabelave ilegale dhe lehtëson qarkullimin mes dy vendeve.

“Rëndësia e kësaj marrëveshje është se jo vetëm që lehtëson qarkullimin, por detyron automjetet e Serbisë t’i nënshtrohen reciprocitetit me Kosovën dhe u jep fund tabelave ilegale”.