Tahiri – Kurtit: Përfundoje ndonjë projekt, të shkuan 4 vjet me rima

E publikuar: 17/06/2024 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që të përfundojë ndonjë projekt apo rrugë, sepse sipas tij, mandati 4-vjeçar i ka shkuar me rima.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se 17 Shkurtit i kanë dhënë kuptim njohjet e shtetësisë, themelimi i ushtrisë, pavarësimi energjetik e vendime tjera të rëndësishme.

“17 shkurtit i kanë dhënë kuptim njohjet e shtetësisë, i kanë dhënë kuptim themelimi i Ushtrisë, pavarësimi energjetik, rregullimi i statutit të Trepçës, rritjet e pagave, orët shtesë për policinë e shumë shumë vendime tjera. Lej more rimat me filtera e bojlera po përfundojë naj projekt a ndonjë rrugë se t’shkoi mandati 4 vjeçar me rima!!”, shkroi ai.