Tahiri: Kurti s’paska guxu me ia kërku Vuçiq’it njohjen de jure

E publikuar: 27/06/2024 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ish-kryenegocitorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për t`u takuar mbrëmë me presidentin serb Aleksander Vuçiq.

Ajo ka thënë se në këtë mënyrë Kurti nuk ka guxuar të ia kërkon presidentit të Serbisë njohjen de jure.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se kryeministri Kurti vazhdimisht është duke dështuar në këtë proces.

“Kurti s’paska guxu me ia kerku njohjen de jure Vuciqit – ndersa asociacionin ia paska dhane me dy duar.. deshtim pas deshtimi…”, ka shkruar Tahiri./Express