Tahiri: Ku u tret entuziazmi i qeverisë ndaj obligimeve të dialogut?

E publikuar: 23/05/2023 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti e ka ndalur punën për këtë proces me Serbinë.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pranuar marrëveshje pa njohje reciproke.

“Ku u tret entuziazmi i kësaj qeverie ndaj obligimeve të dialogut të Brukselit, që nga Konjufca që nxitoi ta pranojë marrëveshjen pa njohje reciproke deri te Kurti që e afirmonte si të arritur te madhe”, ka shkruar Tahiri.