Tahiri: Komiteti Politik i ambasadorëve të BE-së vendosi për MSA – në, nënshkrimi më 27 tetor

21.10.2015 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tahiri: Komiteti Politik i ambasadorëve të BE-së vendosi për MSA – në, nënshkrimi më 27 tetor

Edita Tahiri, ministre për dialog në Qeverinë e Kosovës, sapo ka konfirmuar se sot në nivelin e Komitetit Politik të ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian është marrë vendimi në mbështetje të MSA-së për Kosovën.

Në një prononcim për KOHA Ditore, ajo ka theksuar se nesër pritet që edhe Këshilli përfundimisht të vendosë për këtë çështje.

“Nënshkrimi është paraparë për javën tjetër dhe diku është përmendur data 27 tetor dhe me këtë rast po rrumbullakohet një proces i rëndësishëm në rrugën e integrimit të Kosovës në BE”, ka thënë ministrja Tahiri. “Mendoj se kjo arritje e Kosovës është rezultat i dialogut të Brukselit, sepse edhe në vitin 2011, në dhjetor, Këshilli Evropian kishte marrë vendim që Kosovës do t’i ofrohet MSA-ja. Natyrisht ka zgjatur katër vjet,, transmeton koha.net.

E rëndësishme është që po ofrohemi te ky rezultat dhe që reformat që i kemi bërë në vendin tonë sipas standardeve dhe kërkesave që kërkohen për një shtet që të nënshkruaj MSA, ne si shtet i kemi arritur dhe mendoj se është një sukses i madh për Kosovën në planin dhe vizionin atlantik sepse Kosova si shtet i ri ka vendosur caqet e saja strategjike dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare synimet tona strategjike janë integrimet euroatlantike të shtetit tonë të ri”, ka shtuar ajo.

Kosova i ka përfunduar bisedimet me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, në korrik të vitit 2014, që paraqet një hap në rrugën kah anëtarësimi në Bashkimin Evropian, që mund të bartë me vete përfitime ekonomike.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini, dhe Johannes Hahn, komisionar për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe për Negociata për Zgjerim, do të jenë ata që javën e ardhshme do ta nënshkruajnë MSA-në me Kosovën.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin