Tahiri kërkon nga VV-ja të miratojë nismën e PDK-së për rregullimin e çmimit të barnave

E publikuar: 29/07/2022 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje të miratojë nismën legjislative të PDK-së që kërkon rregullimin e çmimit të produkteve medicinale.

“Qeveria e ka kohën e mjaftueshme që ta punojë dhe ta diskutojë këtë temë dhe pastaj VV në leximin e parë në komisionin funksional ta rregullojë mbi qëndrimet që I ka qeveria. Pajtueshmëria për rregullimin e produkteve medicinale ekziston”.

“Nuk do të ketë më derë dhe as argument me kërku votën dhe besimin tonë, propozimi ynë është I thjeshtë, është iniciativë që duhet me u pa përtej një gjykimi të ngushtë që ka qeveria”.

“Nëse e shihni ngusht kemi me ardh në pozitë kur secilën temë e secilin ligj do ta shohim ngushtë. Kjo e çon në bllokadë kuvendin. E ftoj VV-në të miratojë nismën legjislative të PDK-së që kërkon rregullimin e çmimit të produkteve medicianle”, tha Tahiri, njofton Klankosova.tv.