Tahiri i bën thirrje Kurtit që ta shkarkojë bordin e KEK-ut dhe kryeshefin ekzekutiv

E publikuar: 20/04/2023 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që sot ta mbledhë urgjentisht Qeverinë, për të shkarkuar tërë bordin e KEK-ut dhe kryeshefin ekzekutiv, Nagip Krasniqin, pasi që ky i fundit u bastis dhe u arrestua dje, nën akuzat për keqpërdorim të detyrës.

“Po e shohim se po ekziston një siklet i madh tek ju dhe tek grupi parlamentar. Unë po ta përkujtoj që gjënë e parë që duhet ta bëni sot ju si kryeministër është që ta mblidhni urgjentisht Qeverinë, ta shkarkoni bordin e KEK-ut dhe ta lironi nga detyra kryeshefin i cili po mbahet tash në burg. Ai po mbahet në detyrë edhe nga Martin Berishaj, edhe nga Albin Kurti”, tha Tahiri.

“Sot më e pakta që mund t’i bëni për t’i hapur rrugë hetimeve është shkarkimi i komplet bordit të cilët janë njerëz të juaj që i kanë shërbyer prokurorëve specialë dhe tani ju shërbejnë juve”, deklaroi ai.