Tahiri i AAK-së për programin qeverisës të Kurtit: Nuk u përgjigjet pritjeve të qytetarëve

12.05.2021 16:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Tahiri i AAK-së për programin qeverisës të Kurtit: Nuk u përgjigjet pritjeve të qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se pas një shqyrtimi të programit qeverisës të Qeverisë Kurti ka parë se ai nuk u përgjigjet pritshmërive të qytetarëve.

Sipas Tahirit programi i vonuar nuk flet për veprime pa caqe të matshme.Postimi i plotë i tij në Facebook: Programit me x-a, t’i bihet X!Pas një vështrimi fillestar të Programit të vonuar të Qeverisë, na është bërë e qartë që Qeveria Kurti është dorëzuar.

Kështu e ka pranuar hapur se nuk do të mund t’i përgjigjet pritjeve dhe synimeve të qytetarëve të cilët i dhanë besimin.Nga cilido që ka eksperiencë në qeverisje dhe planifikim, ajo çfarë mund të konstatojmë është kjo:Qeveria po na e ‘shet’ një Deklaratë Politike, si Program Qeveritar.

Programi në vend se të artikulojë caqe specifike, në funksion të të cilave do të tregonte për masat, veprimet dhe indikatorët konkret, ajo i ikë kësaj metode. Kështu i ikë edhe angazhimit dhe përgjegjësisë. Pra, flet për veprime pa caqe të matshme.

Qeveria flet me hamendje, për synimet anti Covid, sikurse bënë edhe me rritjen ekonomike. Kjo, sepse nuk ka asnjë ‘forecasting’ (parashikim), e të mos flasim fare qasje reale për këto sfida të mprehta.Programi flet për struktura, krijimin e disa prej tyre, shkrirjen e ngrirjen e disa të tjerave.

Kështu shtrohet terreni, që dështimin e vitit të parë në qeverisje, ta mbulojnë me plane për prish-e-ndreqje, të strukturave. Këtu kanë një ‘Plan’: planin që në emër të reformave, t’i sistemojnë militantët e tyre, në një shtet të ‘fryrë’ me struktura e fonde pa qartësi për zhvillim.

I gjithë Programi, nuk ka pothuaj asnjë referencë dhe mbulueshmëri financiare. Në fillim, ai mjaftohet duke pohuar që do të shikohen mundësitë, veçmas përmes qasjes në financa ndërkombëtare. Në fund, kur lexuesi e harron këtë pohim, Programi ofron një ‘disclaimer’, duke pohuar që realizimi i tij, do të mbështetet dhe monitorohet, konform KASh-it dhe planifikimit buxhetor.

Kjo i bie, nëse mund të bëhet diçka, mirë! Nëse jo, kurrgjë-kërkujt!Dhe në një rrafsh tjetër, për lexuesin e kujdesshëm, shihet se Programi është një tablo e disa copëzave e pjesëzave, tekste të shkruara nga disa duar, madje të shkruar e rishkruar nga disa raporte, qofshin ato edhe të entiteteve joqeveritare dhe individuale.

Harrohet se ato nuk janë projektuar për Program Qeveritar,…Pra, ky nuk është Program,
Kjo është hajgare,
Ky është dështim!

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vdes ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu

Vdes ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu

Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë në magjistralen Ferizaj-Gjilan

A është normale të transmetohet seriali “Çka ka shpija” në RTK? Kështu përgjigjet Mentor Shala

A është normale të transmetohet seriali “Çka ka shpija” në RTK? Kështu përgjigjet Mentor Shala

Norvegjia ia dhuron Kosovës 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Norvegjia ia dhuron Kosovës 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Cakaj thotë se nuk është dhe nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë

Cakaj thotë se nuk është dhe nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë

Valon Syla: Po kërkohet ndërrimi i shefave të RTK-së, ka nisur fushata

Valon Syla: Po kërkohet ndërrimi i shefave të RTK-së, ka nisur fushata

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

Gjinovci për heqjen e polisës: Qeverisë Kurti i shtohet edhe një minus, për dy vite me këso zgjidhje bëjnë minusa sa PDK’ja

Gjinovci për heqjen e polisës: Qeverisë Kurti i shtohet edhe një minus, për dy vite me këso zgjidhje bëjnë minusa sa PDK’ja

Bashkimi Evropian nuk hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian nuk hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Sofja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit

Sofja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit

Kurti para ministrit Italian: Njohja e Kosovës nga Serbia e domosdoshme, s’do të ketë përsëritje të tragjedive

Kurti para ministrit Italian: Njohja e Kosovës nga Serbia e domosdoshme, s’do të ketë përsëritje të tragjedive

Konjufca: Kosova përherë mirënjohëse ndaj kontributit të Italisë

Konjufca: Kosova përherë mirënjohëse ndaj kontributit të Italisë

Serbia po pretendon se ofroi vaksina për krejt shqiptarët në Kosovë

Serbia po pretendon se ofroi vaksina për krejt shqiptarët në Kosovë

Japonia i dhuron Kosovës pajisje mjekësore në vlerë 810 mijë euro

Japonia i dhuron Kosovës pajisje mjekësore në vlerë 810 mijë euro

Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu me Serbinë

Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu me Serbinë

Deputetja e VV-së përshkruan situatën në Samitin në Turqi: Serbia pati fjalë fyese, shtetet e rajonit nuk i duartrokitën

Deputetja e VV-së përshkruan situatën në Samitin në Turqi: Serbia pati fjalë fyese, shtetet e rajonit nuk i duartrokitën