Tahiri: Haradinaj kurrë nuk është intervistuar në kryeministri nga Prokuroria Speciale

E publikuar: 07/01/2025 00:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Besnik Tahiri-

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Ramush Haradinaj nuk është intervistuar kurrë në kryeministri nga Prokuroria Speciale.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti ai tha se i njëjti ka dëshirë me u viktimizu sepse e dinë që qytetarëve iu dhimbët i dobëti.

“Ramushi nuk është i intervistu kurrë, në rastin e veteranëve janë marrë fajllat në kryeministri. Nuk është intervistu, janë marrë dokumentet prej prokurorëve të rastit. Ky njeri(Kurti) ju thotë unë guxoj me ju thanë juve jo, ju a guxoni me vepru. Albini ka dëshirë me u viktimizu, sepse shqiptarit të Kosovës i dhimbet i dobëti”, ka thënë Tahiri në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Tahiri ka kritikuar edhe deklaratën e Kurtit për kryeprokurorin, Blerim Isufaj.

“Për këtë vend është dhënë shumë dhe me dal kryeministri në foltore e me ofendu sistemin e drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese, me ofendu Blerim Isufaj këtu veç në Kosovë ndodh as në Afrikë…Çfarë dinë Kurti për këto punë? A ja ka hek Radoiçiqit urdhërarrestin a jo?. Kjo është me këqyre me çnuk ndonjë vote.” – ka thënë ai.