Bota & Rajoni

Tahiri gjen përgjues në zyrën e tij, dyshohet se e futi punonjësi i Ministrisë

02.06.2016 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tahiri gjen përgjues në zyrën e tij, dyshohet se e futi punonjësi i Ministrisë

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri zbulon në zyrë pajisje përgjimi, e dorëzon në prokurori bashkë me kallëzimin penal.
Burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, i thanë ABC News se pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka dorëzuar një kallëzim penal pranë prokurorisë së kryeqytetit ku kërkohet të gjenden personat që i kanë vendosur në zyrë ministrit Tahiri aparat përgjimi. Këto burime nuk japin detaje për llojin dhe përmasat e aparaturës së përgjimit, por shtojnë se ajo është dërguar në laboratorin e policisë shkencore për ekzaminim.

Sipas prokurorisë, referuar kallëzimit është bërë edhe regjistrimi i procedimit penal, për momentin për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Pasi nga të dhënat paraprake, dyshohet se personi që i ka vendosur pajisjen e përgjimit në zyrë ministrit Tahiri është punonjës i Ministrisë së Brendshme.

Por kjo mbetet në fazën e dyshimeve paraprake, pasi prokurori i çështjes sapo ka nisur verifikimin e të dhënave të renditura në kallëzim penale.

Për këtë fakt, ABC News kërkoi një koment nga zyra e shtypit pranë ministrit Tahiri, të cilët ende nuk kanë dhënë ndonjë version për çështjen. Burimet thonë se ende nuk dihet se për sa kohë ministri Tahiri e kishte këtë pajisje përgjimi në zyrë, pasi pas konstatimit ajo është dorëzuar në prokurori. Gjithashtu nuk dihet se çfarë bisede ka regjistruar dhe kush i disponon ato.

Për gjetjen e kësaj pajisje përgjimi, pak ditë më parë paralajmëroi edhe ish-kryeministri Sali Berisha ku tha se ministri Tahiri është regjistruar me zë ku e implikon atë në afera të ndryshme.

Ministria e Brendshme prej disa muajsh ndodhet në ambientet e Gardës së Republikës, pasi ndërtesa ekzistuese po rikonstruktohet.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë