Tahiri: Barrikada mbi Ibër do të largohet brenda tre muajve

18.03.2015 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tahiri: Barrikada mbi Ibër do të largohet brenda tre muajve

Ministrja Edita Tahiri gjatë raportimit para anëtarëve te Komisionit për Punë të Jashtme ka thënë se dialogu me Serbinë në Bruksel është çështja kryesore e Kosovës. Qeveria e Kosovës sipas saj, është përpjekur që të ruajë interesin nacional të Kosovës.

“Ne i kemi ruajtur vijat e kuqe në dialogun me Serbinë”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka thënë se dialogu ka pasur disa rezultate në disa fusha. Ka mundësuar forcimin e sovranitetit të Kosovës.

“Me marrëveshjen e IMB-së Kosova ka arritur të rrumbullakësojë vendosjen e pikave kufitare në veri. Është bërë shuarja e strukturave serbe dhe ish-pjesëtarët e këtyre institucioneve janë pjesë e Policisë së Kosovës. Fusha tjetër është marrëveshja me normalizim”, tha Tahiri.

Ajo ka thënë se Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në BE pa pranimin e shtetit të Kosovës. Sipas Tahirit qe një vit Serbia është penguar në vazhdimin e rrugës drejt anëtarësimit në BE për shkak të mos respektimit të marrëveshjeve me Kosovën.

Tahiri ka thënë se kohëve te fundit është vërejtur një përkrahje e shtetit serb ndaj strukturave ilegale në veri dhe për këtë çështje sipas ministres Tahiri është njoftuar edhe Brukseli.

Ministrja për dialog Edita Tahiri ka thënë se është përpiluar një draftligj i cili parasheh implementimin e marrëveshjes për drejtësi. Duke folur për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, ajo beson se kjo barrikadë do të largohet shumë shpejt.

Ajo tha se ka marr mesazhe nga Brukseli se brenda tre muajve do të hiqet barrikada në urën e Ibrit, por se nuk e dinë nëse do të ndodh sigurt kjo.

Ministrja Tahiri ka theksuar se nuk do të këtë themelim të Asociacionit të Komunave serbe pa implementimin e të gjitha marrëveshjeve siç është shuarja e strukturave paralele, heqja e barrikadës etj. Sipas saj, asociacioni do të punojë bazuar në ligjet e Kosovës.

Tahiri njoftoi se temat e ardhshme në dialog me Serbinë: do të jenë demarkacioni i kufirit, respektimi i sovranitetit nga të dyja shtetet, mos ndërhyrja në punë të njëra-tjetrës, njohja e ndërsjelltë e shteteve, vendosja e bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të dy shteteve, pamundësimi që Serbia të bëhet pjesë e BE-së pa njohjen e Kosovës, etj. /KP/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin